Alpha Business

busines

Përshkrim i shkurtër

Alpha Business-i është program financiar për nevojat e bizneseve të mesme dhe relativisht të mëdha. Ky program mundëson administrimin e plotë të financave, klientëve dhe gjithë ndërmarrjes. Ofron shkëmbim të lehtë të të dhënave dhe siguron që të gjithë sektorët e ndërmarrjes (financa, blerja, shitja, prodhimi etj) të punojnë në mënyrë efektive së bashku. Vihet shpejt në punë dhe u përshtatet lehtësisht nevojave të veçanta.

I përshtatshëm për: biznese të mesme dhe të mëdha, me të gjitha llojet e aktiviteteve: tregti, prodhim, ndërtim, shërbim, OJF, OJQ .

Modulet bazë:
raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, qendrat e kostos, listëpagesat, amortizimi.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.

Funksione Kyçe

Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme
Alpha Business-i përmban ambiente për regjistrimin e të gjithë dokumenteve të përditshme të një aktiviteti:

  • Fatura blerjeje, shitjeje me/pa doganë
  • Dokumentet e magazinës (fletëhyrje/fletëdalje magazine, transferime midis njësive etj.)
  • Dokumentet e arkës/bankës (mandatarkëtime/mandatpagese, derdhje/tërheqje bankare)
  • Fletëhyrje/fletëdalje nga procesi i prodhimit
  • Ambiente për regjistrimin e amortizimit të aseteve
  • Formate të gatshme regjistrimi për secilin dokument, me fusha që plotësohen automatikisht

Kontrolloni lehtësisht inventarin

  • Alpha Business-i administron dhe kontrollon me lehtësi lëvizjet e inventarit.
  • Evidentoni gjendjet dhe hyrje-daljet nga magazina sipas grupeve dhe nëngrupeve, kodeve, fotove etj.
  • Menaxhoni lehtësisht mungesat dhe stoqet e inventarit duke njoftuar për nevojat e furnizimit.
  • Rivlerësoni artikujt me disa metoda kostoje.
  • Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet dhe shitjet.

Kontrolloni ciklin e blerjes/shitjes
Nëpërmjet modulit të blerjes dhe shitjes administroni klientët, shitjet, blerjet, furnitorët dhe shërbimet.

  • Regjistroni dhe kërkoni shpejt çdo informacion të nevojshëm për klientët dhe furnitorët.
  • Identifikoni ecurinë e shitjeve nëpërmjet raporteve fleksibël.
  • Plotësoni automatikisht librat e shitjes, të blerjes, kartelat e klientëve dhe furnitorëve.
  • Rakordoni faturat me porositë, pagesat, hyrje-daljet nga magazina.
  • Sinjalizoni për maturimin e faturave dhe të detyrimeve të klientëve.

Kontabilizoni me lehtësi dokumentet

  • Alpha Business-i kontabilizon automatikisht dokumentet me skema të gatshme kontabilizimi të ndryshueshme për çdo artikull, klient a furnitor, njësi administrative etj.

Monitoroni punën e përdoruesve të programit
Me anë të modulit të administrimit, mbikëqyrni punën e punonjësve tuaj sipas:

  • Detyrave, të drejtave për regjistrim, korrigjim apo vetëm lexim të dokumentit
  • Elementeve të veçanta: çmimit, llogarisë, njësisë administrative etj

Njihuni me performancën e biznesit tuaj
Moduli i raporteve në program gjeneron formatet zyrtare të raporteve financiare, si dhe raporte të tjera specifike, për të qenë në çdo kohë në dijeni të situatës suaj financiare.

  • Raporte zyrtare: PASH 1, PASH 2, bilanci, rrjedhja e parasë (“cash flow”) etj., me formate të ndryshueshme, sipas nevojës vetjake
  • Raporte për inventarin, blerjet, shitjet, klientët, furnitorët
  • Raporte për veprimet me arkat, bankat, kontabilitetin, arketimin, ku të gjitha raportet eksportohen në format Eksel-i

Administroni të gjithë komponentët përbërës të procesit të prodhimit
Moduli i prodhimit në Alpha Business mundëson ndjekjen dhe kontrollin e plotë të procesit të prodhimit me ambiente për regjistrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe gjenerimin e raporteve përkatëse të prodhimit. Ky modul:

  • Përmban mjediset e prodhimit: hyrjet dhe daljet nga prodhimi, kartelat e artikujve të prodhimit me recepturat e lëndëve të para dhe shpenzimet e tjera.
  • Gjeneron raportet për prodhimin, konsumin e lëndëve të para, firot, skarcot, kostot etj.
  • Përmban procedura të cilat përshtaten dhe automatizohen sipas skemave të njësive të prodhimit, me disa faza, për produkte të ndërmjetme dhe përfundimtare.

Kontrolloni dhe analizoni të ardhurat dhe shpenzimet sipas qendrave të kostos
Moduli i qendrave të kostos ofron mbajtjen e kontabilitetit analitik të qendrave të kostos duke bërë shpërndarjen e të ardhurave dhe shpenzimeve, evidentimin dhe krahasimin e performancës së arritur për secilën prej qendrave të kostos.

  • Përmban mjediset për çeljen, konfigurimin dhe pasqyrimin e veprimeve sipas qendrave të kostos.
  • Mundëson zbërthimin e qendrave të kostos në zëra e nënzëra deri në 5 nivele.
  • Automatizon shpërndarjen e shpenzimeve dhe të ardhurave sipas skemës, vlerës, përqindjes e llogarive.
  • Ofron një shumëllojshmëri raportesh informuese, kontrolluese e sinjalizuese.

Administroni listëpagesat, pagat dhe të dhënat e punonjësve tuaj
Moduli i listëpagesave administron listëpagesën, kartelën e punonjësit, pagën me përbërësit e saj, sigurimet, kompensimet, shtesat, ndalesat etj. Ofron dritare përshtatjeje, tabela ndihmëse, formula e llogari, të cilat lejojnë çdo lloj paraqitje për pagat dhe listëpagesat, që pasqyrohen edhe në raportet zyrtare.

  • Gjeneroni automatikisht formatet zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
  • Regjistroni shpejt listëpagesën e kompanisë.
  • Administroni çdo informacion për punonjësit tuaj dhe strukturën administrative të biznesit.
  • Kontabilizoni automatikisht listëpagesat.
  • Konfiguroni dhe përshtatni programin sipas nevojave specifike të kompanisë suaj.
  • Siguroni historikun e punësimeve të punonjësve tuaj.

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti;
  • Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD;
  • Sistemi operativ: Windows server 2003/2008;
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB, këshillohet 8 GB;
  • Hard Disk: Minimumi 100 GB;
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 Enterprise (full), Sql Server 2008 R2 Standard ose Enterprise;
  • Plotësisht i integrueshëm me: printerët, peshoret elektronike, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio