Njoftim datë 13.03.2014 – Për zbatimin e procedurave të dorëzimit elektronik të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2014
Të nderuar Tatimpagues!
Ju kujtojmë që, bazuar në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, neni 29 si dhe Udhëzimit nr.5 datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat" , i ndryshuar, në zbatim të tij, VKM-së Nr. 922datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike", si dhe kërkesave të ligjit Nr.9228, datë 29.04.2004" Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", i ndryshuar", data 31 mars 2015 është afati përfundimtar për të dorëzuar në formë elektronike Formularin e Deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin të vitit ushtrimor 2014, bashkë me bilancin kontabël dhe anekset e tij, në të cilat përfshihen:
- - bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali)
- - pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
- - pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë)
- - aneksi për shpjegimet shpjeguese
- - raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10 091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar", Neni 41"Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare", apo akteve nënligjore).
Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 60, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është :
- - Kontratat e qerasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
- - Gjendjen e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2014 (analitik).
- - Inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.
- Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale
Burimi: DPT