Deklarata vjetore e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin

Njoftim datë 28.01.2015 –Në lidhje me Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin Afati dhe mënyra e deklarimit të deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin

Të nderuar Tatimpagues! 

Administrata Tatimore, kujton të gjithë tatimpaguesit subjekte të  tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël,  se në zbatim të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar", Udhëzimit Nr. 32, datë 31.12.2013 "Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël", i ndryshuar, afati i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së "Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin" për vitin 2014 është data 10 shkurt  2015

Të gjithë tatimpaguesit, subjekt i këtij tatimi, përfshirë · tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit dhe paguajnë katër këste parapagimesh të detyrimit tatimor në vit, · tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga zero deri në 2 milionë lekë në vit dhe paguajnë një shumë fikse detyrimi tatimor në vit, 

janë të detyruar që, brenda datës 10 shkurt 2015, të dorëzojnë vetëm në mënyrë elektronike, deklaratën e " Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin" për vitin 2014. 

Për tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit, tatimi i llogaritur në bazë të "Deklaratës së Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin", pakësuar me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi, brenda datës 10 shkurt 2015, në llogarinë e organeve tatimore, pas dorëzimit të deklaratës vjetore. 

Për çdo pyetje apo informacion ju mund të kontaktoni me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore. 

Specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve do të jenë në shërbimin tuaj.

Administrata Tatimore ju mirëpret!!

Burimi: DPT

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio