Standardet e hartuara nga Bordi i Standardeve Kontabel Nderkombetare dhe te perkthyera ne shqip, nen pergjegjesine e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, pa ndryshime nga teksti origjinal ne gjuhen angleze, shpallen nga Ministri i Financave dhe zbatohen detyrimisht: a) nga shoqerite e listuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere dhe filialet e tyre, subjekt i konsolidimit te llogarive; b) nga bankat e nivelit te dyte, institucionet financiare, te ngjashme me bankat, shoqerite e sigurimeve dhe te risigurimeve, fondet e letrave me vlere dhe te gjitha shoqerite e licencuara per te kryer veprimtari investimi ne letrat me vlere, edhe kur ato nuk jane te listuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere; c) nga njesi ekonomike te tjera te medha, te palistuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere, kur ato tejkalojne kufijte e percaktuar nga Keshilli i Ministrave per te ardhurat vjetore dhe numrin e te punesuarve.
Njësitë e tjera ekonomike, të cilat do të jenë subjekt i zbatimit të standardeve ndërkombëtare, kur tejkalojnë, njëkohësisht, për dy vitet e fundit, këto kufij: a) Të ardhurat vjetore, në shumën 1 250 000 000 (një miliard e dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë; b) Numri mesatar i të punësuarve, mbi 100 punonjës në vit.