Kasat Fiskale PDF Printoni E-mail

Bazuar ne V.K.M. nr. 781, datë 14.11.2007 V.K.M. nr. 1476, datë 12.11.2008 si edhe Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 39 datë 09.12.2008 “Për administrimin dhe dokumentimin e procedurave të paisjeve fiskale”

Ju njoftojme se afatet e fundit per vendosjen e Paisjeve Fiskale jane si me poshte vijon:

a)     Brenda periudhës nëntor 2008- maj 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoria rajonale tatimore e tatimpaguesve të mëdhenj dhe drejtoria rajonale e Tiranës.
b)     Brenda periudhës janar-dhjetor 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimpagues të tatimit mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajo nale tatimore.
c)      Brenda periudhës qershor 2010, personat e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Po brenda këtij afati janë të detyruar të mbajnë regjistrime, nëpërmjet regjistruesve elektronikë fiskalë, edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himarë dhe Ksamil.
ç) Brenda periudhës dhjetor 2010, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të biznesit të vogël.


 
Nuk janë të detyruar të përdorin regjistruesin elektronik fiskal, sipas kërkesave të këtij vendimi, profesionet e lira, ambulantët dhe shërbimi i transportit, të përcaktuara në aneksin nr.5, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”.

 

 


 

Kategorite

Zona Klientit






Keni humbur fjalėkalimin?