Buletini Informativ
Paga Minimale e ndryshuar - Ndryshuar 18.06.2009 | Paga Minimale e ndryshuar - Ndryshuar 18.06.2009 |
|
|
|
|
Në zbatim të pikës 1, të Vendimit Nr.700, datë 18.06.2009, “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.1114, 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore, për llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.522, datë 13.5.2009, “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, nga data 01 maj 2009 është 18.000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë. Ky vendim I shtrin efektet financiare nga data 01 maj 2009. Pra zbatimi i vendimit fillon me pagat e periudhës tatimore Maj 2009 e në vijim. Me qëllim që të shmanget penalizimi me gjoba dhe interesa për pagesë të vonuar të detyrimeve shtesë për kontributet dhe TAP, që rezultojnë nga rillogaritja e pagave në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.700, datë 18.06.2009, subjektet e regjistruara në biznesin e madh, të cilat kanë deklaruar dhe paguar detyrimet e periudhës tatimore maj 2009, diferencat e pagave të periudhës tatimore maj t’i bashkojnë me pagat e periudhës tatimore qershor dhe t’i deklarojnë në deklaratën e periudhës tatimore qershor 2009. Listëpagesa e periudhës tatimore qershor 2009 të përmbajë vetëm pagat e muajit qershor. Për periudhën tatimore maj 2009, me deklarimin e muajit qershor, subjektet të dorëzojnë një listëpagesë të ndryshuar, e cila të përmbajë pagat e plota për muajin maj sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.700, datë 18.06.2009. Kjo listëpagesë e ndryshuar do të zvendësojë listëpagesën e muajit maj me pagat e pandryshuara, të dorëzuar në tatime, dhe do të jetë listëpagesa përfundimtare për periudhën tatimore maj 2009, e cila do të administrohet si e tillë. |