|
Dorezimi i Bilancit Kontabel ne QKR |
|
|
|
|
Në bazë të nenit 45 pika (a) e ligjit nr. 9723 date 3.5.2007 "Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit", subjektet duhet te dorëzojnë bilancin vjetor dhe pasqyrat financiare prane sporteleve të QKR-së vetëm pas miratimit të tyre nga asambleja e ortakëve. QKR njofton se depozitimi i Bilancit Vjetor Kontabel te aktivitetit tregtar per vitin ushtrimor 2009 do te behet vetem ne format elektronik (CD) dhe do te dorezohen dorazi ne te gjitha sportelet e Qendres Kombetare te Regjistrimit. CD do te jete nje e vetme dhe e detyrueshme te dorezohet ne dy formate:
- Format Excel (read-only)
dhe - Format i paeditueshem, ne nje nga format PDF, JPG, JPEG, ose TIF
Raporti i Auditimit eshte i mjaftueshem te depozitohet ne Formatin e paeditueshem (PDF, JPG, JPEG, ose TIF)
Cdo CD do te pranohet vetem nese mbi siperfaqen e saj do te jene te shkruara qarte:
1.Emri i shoqerise
2.NUIS i subjektit (NIPT)
3.Vendimi i Gjykates (kjo e kerkueshme per subjektet qe nuk kane kryer regjistrim fillestar ne QKR)
4.Viti ushtrimor (2009)
Gjithashtu cdo CD duhet te permbaje BILANCIN E VETEM NJE SUBJEKTI TREGTAR.
* Nuk do te konsiderohet dhe per pasoje nuk do te pranohet dergimi i ketij informacioni (bilanci) me poste elektronike (e-mail), apo cdo forme qe nuk eshte permendur mesiper.
* Gjithashtu ju kujtojme se afati i dorezimit te bilanceve prane QKR eshte deri ne daten 31 Korrik 2010
|