Paga Minimale e ndryshuar PDF Printoni E-mail

Në zbatim të pikës 1, të Vendimit Nr.700, datë 18.06.2009, “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.1114,
datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë
11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë
11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit
të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 16.120
(gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 80.600
(tetëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë.

Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve regullohen në baze të ligjit nr.7961, datë
12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore, për
llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111,
të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.522, datë
13.5.2009, “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, nga data 01 maj 2009 është 18.000
(tetëmbëdhjetë mijë) lekë.
Ky vendim I shtrin efektet financiare nga data 01 maj 2009. Pra zbatimi i vendimit fillon me
pagat e periudhës tatimore Maj 2009 e në vijim.
Me qëllim që të shmanget penalizimi me gjoba dhe interesa për pagesë të vonuar të
detyrimeve shtesë për kontributet dhe TAP, që rezultojnë nga rillogaritja e pagave në zbatim të
Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.700, datë 18.06.2009, subjektet e regjistruara në biznesin e
madh, të cilat kanë deklaruar dhe paguar detyrimet e periudhës tatimore maj 2009, diferencat e
pagave të periudhës tatimore maj t’i bashkojnë me pagat e periudhës tatimore qershor dhe t’i
deklarojnë në deklaratën e periudhës tatimore qershor 2009. Listëpagesa e periudhës tatimore
qershor 2009 të përmbajë vetëm pagat e muajit qershor.
Për periudhën tatimore maj 2009, me deklarimin e muajit qershor, subjektet të dorëzojnë një
listëpagesë të ndryshuar, e cila të përmbajë pagat e plota për muajin maj sipas Vendimit të Këshillit
të Ministrave Nr.700, datë 18.06.2009.
Kjo listëpagesë e ndryshuar do të zvendësojë listëpagesën e muajit maj me pagat e
pandryshuara, të dorëzuar në tatime, dhe do të jetë listëpagesa përfundimtare për periudhën tatimore
maj 2009, e cila do të administrohet si e tillë.
 

Kategorite

Zona Klientit






Keni humbur fjalėkalimin?